Menaxhment

Roland Ziegler

Menaxher i EVN Maqedoni Elektrofurnizimi SHPKNJP

Roland Ziegler është inxhinier mekanik i diplomuar nga Kolegji Teknik në Vjenë, i cili më pas vazhdon studimet e  Administrim të  Biznesit në Universitetin e Biznesit dh Ekonomisë të Vienës. Karrierën e tij e ka kaluar në pozita udhëheqëse dhe menaxhuese, kryesisht në departamentet e marketingut dhe shitjes, në kompani të ndryshme ndërkombëtare, sic është  prodhuesi më i madh botror i tullave Wienerberger dhe prodhuesi kryesor evropian i pajisjeve të ngrohjes infra të kuqe SCHWANK.
Në vitin 2011 ai ju bashkua Grupacionit EVN AG si përgjegjës për zhvillimin e Departamentit të Shërbimeve Energjetike, sic janë sistemet fotovoltaike, ndriçimi rrugor, konsultime dhe produkte për efikasitet energjetik, elektromobilitet etj. Në vitin 2015 ai fitoi pozicionin prokuror në EVN Energievertrieb GmbH & Co KG.
Që nga viti 2017 ai gjithashtu mori pozicionin e Presidentit të Shoqatës së Elektromobilitetit të Furnizuesve të Austrisë. Duke filluar nga muaji prill 2019 ai është  Drejtor menaxhues në EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL.

Berkant Shen

Menaxher i EVN Maqedoni Elektrofurnizimi SHPKNJP

Berkanti ka studiuar Administrim Biznesi pranë UEJL. Gjatë përvojës së tij të çmuar prej 13 vitesh në EVN Group, ka fituar njohuri të gjërë mbi lëvizjet e tregut të energjisë elektrike dhe trendet si në tregun e liberalizuar ashtu edhe në atë të rregulluar. Në fillim të vitit 2016, u ngrit në postin Udhëheqës i Departamentit të Shitjes dhe u pajis me prokurë nga EVN Maqedoni Furnizimi. Në vitin 2019 u bë Menaxher i EVN Furnizimi. Ai është i përkushtuar ndaj të qënurit pikë referimi ku konsumatorët mund të drejtohen në çdo hap të rrugës. Ai është fleksibël, mendjehapur dhe optimist. Me lidhje të mirëfillta, i këndshëm dhe aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, Berkanti e motivon ekipin e Shitjes në arritjen e standardeve më të larta.

Efikasitet energjetik ne biznes

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11, Shkup
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
[email protected]