Pyetje të shpeshta

1. Çka do të thotë liberalizim në furnizimin me energji elektrike?
Praktikisht, liberalizimi në furnizimin me energji elektrike do të thotë që kompania Juaj do të ketë mundësi të zgjedhë nga cili subjekt afarist, bartës i Licencës Furnizues i energjisë elelktrike – do t’i sigurojë nevojat e Juaja për energji elektrike. Lista e Furnizuesve dhe Tregtarëve të licencuar me energji elektrike mund ta gjeni në web faqen e Komisionit Rregullator të energjetikës në Republikën e Maqedonisë.

2. A duhet të përzgjedhi të jem furnizues i energjisë elektrike të tregut të liberalizimit?
Sipas Ligjit për Energji, të gjithë konsumatorët kanë të drejtë të zgjedhin një furnizues të energjisë elektrike në tregun e hapur. Familjet dhe konsumatorët e vegjël të energjisë elektrike (me numër mesatar të të punësuarve në dy vitet e fundit kalendarike më pak se 50 punëtor dhe me të ardhura vjetore prej më pak se dy milionë euro në denarë) nëse nuk zgjedhin të furnizohen në tregun e hapur,do të furnizohen me çmimet e  rregulluara  nga Furnizuesi i Shërbimeve Universale. Konsumatorët e mëdhenj nëse nuk nënshkruajnë kontratë në tregun e hapur, mund të zgjedhin që të furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimeve Universale, por jo më shumë se 90 ditë

3. Deri kur duhet të bëj marrëveshje për furnizim në treg te liberalizuar?
Për të filluar procedurën për të shkuar në treg të hapur, konsumatori duhet të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm tek furnizuesi jo më vonë se tre javë para fillimit të furnizimit me energji elektrike. Për informacione më të hollësishme, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në këtë link.

4. Cili opsion është më i paguari për kompaninë time në fushën e furnizimit me energji elektrike? 
Duhet theksuar se liberalizimi nuk do të thotë çmim më të ulët për konsumatorët të cilët do të zgjedhin të funrizohen në tregun e liberalizuar. Çmimi në  treg të lirë formohet jo vetëm në bazën të kërkesës dhe ofertës në një interval kohor të caktuar, por edhe prej shumë faktorëve të tjerë që ndikojnë në çmimin përfundimat të shitjes në pakicë. Si edhe në çdo biznes tjetër, tregtia dhe të furnizimi me energji elektrike është i lidhur me shumë rreziqe të përcaktuara nga natyra e energjisë elektrike, si një produkt që nuk mund të ruhet, kapacitetin e prodhuar që e kemi në dispozicion në tregun e brendshëme dhe ato rajonale, kapacitetet ndërkufitare për transferimin e energjisë, levizjet në bursat e energjisë elektrike, faktorë të forcës madhore etj. Në çdo rast, mënyra më e mirë për të marrë një mendim ekspertësh për opsionin më kosto-efektivë dhe opsionin më perspektiv për ju është që të kontaktoni ekspertët e EVN Elektrofurnizim këtu.

5. Cili është benefiti i kompanisë time përderisa vendosi që të furnizohem nga ana e EVN Furnizimi?
Duke nënshkruar Marrëveshje për furnizim me EVN Furnizimi, krijoni një marrëdhënie biznesi me kompaninë e cila është pjesë e Grupacionit të EVN-së, e cila shërben 4,5 milion konsumatorë. EVN është kompani e cila ka përvojë më të madhe në furnizimi me energji elektrike në rajonin e Europës Juglindore.

Grupacioni është themeluar në vitin 1907, është listuar në bursë tashmë për 26 vjet dhe është një lider ndër kompanitë e integruara të energjisë dhe shërbimeve ekologjike, që shërben konsumatorë në 25 vende në Evropë, me operacionet kryesisht në Austri, Gjermani dhe Evropën Juglindore.

Bordi Ekzekutiv dhe Bordi Mbikëqyrës i EVN janë të përkushtuar ndaj parimeve të qeverisjes së mirë korporative dhe në këtë mënyrë përmbush pritjet e investitorëve kombëtare dhe ndërkombëtar për menaxhimin dhe kontrollin e përgjegjshëm, transparent dhe të qëndrueshëm.

Menaxhmenti dhe të punësuarit e EVN kanë përgjegjësi të madhe dhe rol shembullor në të gjitha vendet e operimit të kompanisë. Për këtë arsye, u krijua Kodi i Mirësjelljes i EVN, i cili përcakton dhe përmbledh parimet dhe udhëzimet që karakterizojnë veprat e njerëzve me integritet. Për më tepër, një set rregullash të brendshme që përfshijnë të gjitha fushat e biznesit është e detyrueshme për punonjësit e EVN. Në veçanti, këto rregulla përfshijnë udhëzimet relevante dhe kodin e praktikës të Grupacionit EVN, të cilat rregullojnë menyrën në të cilen bëhet biznesi në nivel operacional.

Shoqëria është një fushë me interes të veçantë për EVN. Grupacioni EVN mbështet ngjarjet që lidhen me traditën maqedonase, investon në sport dhe promovimin të shëndetsisë dhe nxit idenë e trajtimit të barabartë për të gjitha palët e përfshirë në shoqëri.

Prandaj, ju gjithmonë mund të llogaritni në EVN Makеdonija Elektrosnabduvanje si partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm, që do të jetë në dispozicion për Ju dhe biznesin tuaj në çdo kohë të dhënë. shtë një kompani e afërt për Ju dhe mund të jeni të sigurtë se do t’ju sigurojë energjinë qe ju nevojitet, pa ndonjë kosto të fshehur, me shërbimin absolutisht më te mirë dhe më të favorshëm, në krahasim me cilido konkurrent tjetër.

6. Me çfarë çmime do të funrizohet kompania ime përderisa përcaktohem që EVN Funrizimi të jetë Funrizuesi im në liberalizimin e tregut?
Në këtë link mund të gjeni çmimet aktuale dhe kushtet për furnizimin me energji elektrike që EVN Maqedoni Elektrofurnizimi u ofron klientëve të saj të biznesit.

7. Pse deri tash nuk kisha mundësi të marrë këso oferta për furnizim për kompaninë time? 
Në periudhën e kaluar, kompania Juaj kishte status të ashtuquajtur, Shpenzues Tarifor, që do të thotë se sipas rregullativës aktuale për Ju ishte e domosdoshme të zbatohen çmimet e definuara në sistemin Tarifor, i miratuar nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë. Me këtë, EVN Maqedoni AD si një Furnizues i rregulluar i shpenzuesve tarifor nuk kishte asnjë mundësi për të përcaktuar në mënyrë të pavarur çmimet për furnizimin e Juaj. Me hapjen e Tregut të energjisë elektrike, EVN Furnizimi tani më është i lirë të formojë çmimin dhe së bashku me Ju të negociojë për çmimet dhe shërbimet, me të cilat kompania Juaj do të ketë mundësi të furnizohet me energji elektrike, për kënaqësinë e ndërsjelltë.

8. Nëse përcaktohem të jem i furnizuar nga ana e EVN Funrizimi, a do të mund të mbështetem për shërbime shtesë nga kompania Juaj?
Për informata më të hollësishme në lidhje me shërbimet shtesë që EVN Maqedoni Elektrofurnizimi ofron për klientët, ju lutemi referojuni seksioneve të tjera të faqes sonë të internetit ose në 02 / 3205-500.

9. Cili është rreziku për biznesin tim në qoftë se unë vendosi për një tregtar ose furnizues tjetër të energjisë elektrike?
Vendimi për të furnizuar nga një tregtar apo  furnizuesi tjeter është e ligjshme dhe si e tillë do të respektohet nga ana e EVN Maqedoni Elektrofurnizim. Ajo që mund ta vemë në dukje është se EVN Maqedoni Elektrofurnizim edhe më tej dhe do të ndjekë nevojat dhe pritjet tuaja edhe në rast të falimentimit, likuidimit ose paaftësisë së furnizuesit tuaj për të përmbushur detyrimet ndaj jush, me qëllim që të vendosim furnizim të sigurt dhe stabil për biznesin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur, me pasoja sa më vogla financiare.

10. Si të bëhem klient i EVN Maqedoni Elektrofurnizim në treg të liberalizuar?
Nëse dëshironi të bëheni klient i jonë, ju lutemi na kontaktoni në 02 / 3205-500 ose snabduvanje-info@evn.mk ose kërkoni një kontratë këtu. Ekipi ynë i ekspertëve do t'ju shpjegojë në detaje procesin e ndërrimit të furnizuesit dhe dokumentacionin e nevojshëm për fillimin e tij.

11. Nëse vendos të furnizohen në tregun e liberalizuar, a do të marri vetëm nje faturë për energji elektrike, si edhe deri tash?
Jo. Nëse Ju vendosni të nënshkruani  Kontratë për furnizim ndër kushtet e tregut, do të merrni dy fatura: një për vet energjinë me çmim që do ta negocioni me furnizuesin tuaj (p.sh. EVN Maqedoni Elektrofurnizim) dhe faturën të cilen do ta merrni si kompensim për përdorimin e  rrjetit  prej EVN Elektrodistribucija DOOEL si Operator i Sistemit Distributiv, me çmime të përcaktuara nga Komisioni Rregullativ për energjetikë.

12. A do të ketë ndikim zgjedhja e një furnizues të caktuar të energjisë elektrike në cilësinë e energjisë elektrike që përdorin?
Absolutisht dhe definitivisht JO! Cilësia dhe besueshmëra e furnizimit, në kuptimin e tyre teknik, varet nga operatorët e sistemeve përkatëse, kryesisht SHA MEPSO si operator i sistemit të transmetimit dhe sigurisht EVN Elektrodistribucija DOOEL si Operator i Sistemit Distributiv të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë. Tregtarët apo furnizuesit e energjisë elektrike nuk kanë ndonjë shans për të ndikuar në parametrat teknike të përcaktuara në transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike.

13. Me kalimin në një menyrë të liberalizuar të blerjes së energjisë elektrike, a do të thotë kjo për kompaninë time se ndërohet edhe ora matëse, periudha e leximit të orës ose instalimi furnizues, rrjeti etj.?
Jo. Ora matëse mbetet në pronësi të EVN Elektrodistribucija DOOEL si Operator i sistemit distributiv, edhe me këtë edhe detyrimi për leximin e konsumimit nga e njejta. Instalimi dhe rrjeti deri në pikën e matjes mbeten në pronësi dhe  ndër kompetencat e EVN Maqedoni SHA.


14. Cilat janë orët e tarifave të larta dhe të ulëta?
Tarifa e lartë është 07:00 deri 22:00 çdo ditë përveç së dielës. Tarifa e ulët është e vlefshme nga 22:00 në 07:00 çdo ditë dhe të dielën gjatë gjithë ditës.

Efikasitet energjetik ne biznes

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
snabduvanje-info@evn.mk