Ajo që ne ofrojmë

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje është kompani që ofron shërbime të besueshme dhe me cilësi të lartë për klientët e saj nga stafi shumë i motivuar, me njohuri të gjëra në fushën e furnizimit me energji. Optimizimi i proceseve dhe përdoririmi i teknologjive të përparuara i ka dhanë EVN Makedonija Elektrosnabduvanje fleksibilitet të madh për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve, të rrit sigurin në biznes, si dhe të mundësoj qëndrueshmërinë afatgjatë të kompanisë.

Që nga fillimi i liberalizimit është vërtetuar se njohuria reth nevojave të konsumatorëve dhe reagim të shpejtë ndaj ndryshimeve të tregut është faktor kyç për sukses. Për këtë arsye, ne kemi mbajtur marrëdhënie të mira me klientët tanë në nivelin më të lartë dhe kemi arri në përmbushjen e çdo kërkesë që ka dalë nga partnerët tanë si dhe nga autoritetet përkatëse.

Në vitet e fundit, tregu i energjisë elektrike u karakterizuar kryesisht me ndryshimet strukturore të lidhura me rritjen e numrit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë elektrike si dhe me rritjen graduale të tregut të liberalizuar të energjisë elektrike. Këto ndryshime u pasuan nga aktivitete të shumta të kryera nga EVN Makedonija Elektrosnabduvanje për të rritur ndërgjegjësimin e konsumatorëve për efikasitetin e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Si rezultat, shumica e kompanive në tregun e liberalizuar na dhanë në mirëbesim sigurinë e biznesit të tyre  duke zgjedhur EVN Makedonija Elektrosnabduvanje si partner afatgjatë dhe furnizues të energjisë elektrike, me çrast kompania u pozicionua si udhëheqës në sferën e furnizimit me energji elektrike.

Efikasitet energjetik ne biznes

EVN Makedonija Elektrosnabduvanje DOOEL Skopje
Rr. Lazar Lichenoski nr.11
Fax postal 694 Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 500
snabduvanje-info@evn.mk